Piktorët e peisazhit hedhin në telajo pamjet magjepse nga vjeshta në Theth e Bogë

27 Tetor 2025
Thethi dhe Boga, dy prej fshatrave më piktoreske të Alpeve shqiptare, u zgjodhën si destinacioni i radhës për koloninë e piktorëve “Lissus Art”.
Për katër ditë me radhë, 20 prej piktorëve më të njohur në Shqipëri kanë realizuar veprat e tyre, duke sjellë në telajo peizazhe, portrete dhe elemente të kostumeve tradicionale të burrave e grave të zonës.
Organizatori i kolonisë, Ded Maluta, që prej dy vitesh ka bërë bashkë piktorë nga i gjithë vendi, thotë se synimi është mbajtja gjallë e traditës së pikturës së peizazhit.
Kolonia “Lissus Art” po udhëton prej dy vitesh në zonat më të bukura të vendit, nga veriu në jug, duke evidentuar përmes artit bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit.
