Përqëndrohen forcat e zjarrfikëset në Majën e Rrunës, situata kritike në dy vatra zjarri

10 Gusht 2021

Ora News sjell video të forcave zjarrfikëse të Kosovës të cilët janë vendosur lart në Majën e Rrunës në pritje për të nisur operacionin për shuarjen e flakëve.

Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri “Laku i Thive” dhe “Qafa e Kumbulles” në Malin e Rrunes.  Në këto dy vatra janë forcat e emergjencës civile, shërbimi zjarrfikës Kukës trupat e ushtrisë Kosovë dhe zjarrfikësit e Kosovës.

Situata është kritike deri në këto momente dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banore të lagjes Lepraj në fshatin Shenmri.

Nga OraNews