
“Përfaqësues i krimit në Parlament”/ Berisha i përgjigjet Ballës në Kuvend: – Je akuzuar me dokumente zyrtare për…
26 Qershor 2025
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar me Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla teksa nuk i ka kursyer akuzat e forta. Berisha iu drejtua Ballës duke i thënë se është i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Ai shtoi se Balla është i faktuar se është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga. Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.
Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.
Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…