Percillet per ne banesen e fundit Piktori i njohur Bujar Zajmi. Piktori nderroi jete me dta 27 gusht ne Tirane. Sot, 30 gusht u percoll nga familjaret, koleget dhe komunitet i artisteve te qytetit Tirane per ne banesen e fundit.

Bujar Zajmi (7 korrik 1939 – 27 gusht 2022) i lindur në Tiranë, me origjinë nga Kosova është piktor i njohur shqiptar. – E ka nisur artin pamor që në vitin 1956, me vizatime dhe piktura së bashku mund të ketë sot me shume 5 mijë. – Studimet e larta i filloi për grafikë Universitetin e Lajpcigut në Gjermani dhe i mbaroi studimet ne Tirane.

– Vecori e vepres se Tij eshte, se njihet si piktor kultivues i kombtares në pikturën e tij.

– Ne veprat e Bujar Zajmit eshte shpirti i bashkekombasve me vecorite psikologjike dhe pasurine trashegimi etnike, gjithmone me drite. – Dallohet e vecohet krijimtaria e Tij qe eshte e mbeshtetur ne traditen kombetare me vecorite dhe linjen e vizatimit te trasheguar dhe me ngjyra te games se artit popullor.

– Vepra e Bujar Zajmit dallohet lehtesisht ne pasurine trashegimi te artit figurative te kolegeve, nga vecoria e linjes se vizatimit, kolori i vecante dhe karakteristike me sfondet kryesisht te bardha, frymezim nga tradita e artit tradicional, ne veshjet kombetare e ne dekoracione te trasheguara. – Bujari i la Trashegimise se fondit kombetar te arteve figurative me mijra vepra qe ruhen te regjistruara dhe kataloguara ne Banesen e Tij qe eshte Galeri, Arkiv dhe Atelie dhe ne galeri arti te Shqiperise, Kosoves, Gjermanise etj.