31 Gusht 2026
Nga Fatmira Nikoll
PËR KË BIE KËMBANA?
Te romani i Hemingway-t, sugjerohet se asnjë njeri nuk është një ishull, i tëri më vete; përkundrazi, çdo njeri është pjesë e kontinentit, pjesë e së tërës. Vdekja e çdokujt, më zvogëlon, sepse jam i përfshirë në të tërën e njerëzimit, e për rrjedhojë kurrë mos kërko të dish për kë bie këmbana, ajo bie për ty.

Postim i ndarë nga News2

Flakët kanë përpirë masive të tëra me pyje në zonën e Pukës gjatë javëve të fundit. Ndërkohë që zjarrfikësit dhe banorët luftonin me flakët, Bashkia shpall konsultime publike për ndërtimin e parqeve Eolike pikërisht në malet ku pati dëme më të mëdha nga zjarri. Banorët i konsiderojnë zjarret të qëllimshme për të ngritur parqet e prodhimit të energjisë nga era.
Pak ditë pasi zjarret masive përfshinë pyjet e mbrojtura të Pukës, mësohet se bashkia e qytetit, ka njoftuar hapjen e konsultimeve publike, për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike. Konsultimet publike për atë që bashkia e cilëson ekonomi pyjore, bëhen pikërisht për zonat e përfshira nga zjarret si: “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Nga uebsajti zyrtar i bashkisë, rezulton se njoftimi është publikuar në datën 20 gusht, kohë kur banorët dhe zjarrfikëset ishin në luftë me flakët. Datat e publikuara për mbajtjen e konsultimeve janë 9-10 shtator, por banorët e zonave të prekura nga zjarret dhe nisma, kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e lidhur rënien e zjarreve, me projektet e zhvillimit.