Organizata Europiane hap gjyq në Shqipëri për të mbledhur borxhet

31 Gusht 2026
Mes viktimave të shumta financiare të kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, me sa duket është edhe Eurocontrol. Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror ka hapur një gjyq në Shqipëri për të mbledhur borxhet e papaguara që Air Albania ka ndaj saj.
Nuk dihet se sa është shuma e borxheve që Air Albania ka ndaj Eurocontrol. Por padia me objekt “përmbushje detyrimi” do të gjykohet nga gjyqtari Flamur Kapllani dhe është shpallur zyrtarisht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Seanca e parë e saj është caktuar në datën 20 tetor.

E lançuar me shumë bujë nga kryeministri, u themelua në maj të vitit 2018 me tre aksionerë. Turkish Airlines me 49 për qind, MDN Investment e Sinan Idrizit me 41 për qind dhe qeveria shqiptare me 10 për qind.
Por shumë shpejt, e ashtuquajtura krenaria e qiellit shqiptar, u shndërrua në një gropë financiare, që akumuloi një mal borxhesh dhe humbjesh. Tashmë debitorët e saj janë duke u përpjekur përmes proçeseve gjyqësore të rekuperojnë çfarë të mundin nga detyrimet që Air Albania ka ndaj tyre.
Por tashmë tek Air Albania ka mbetur vetëm Sinan Idrizi, gjurmët e charterit personal të Edi Rama, Ismailit dhe një mal me abuzime financiare, të cilat nuk po i heton askush./Kapitali
