Njofton Meteokosova

Dita e sotme ka filluar me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten zhvillime konvektive të vranësirave, duke gjeneruar edhe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme

Njëkohësisht, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me ç’rast priten edhe dëme materiale.

Temperaturat maksimale në shkallë vendi do të luhaten prej 31 deri në 34°C, shkruan meteokosova.