30 SHTATOR 2020

Sot moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqëndruara do të jenë në relievet kodrinore-malore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.

Në relievet e larta malore në orët e drekës reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike apo breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe në momentin e zhvillimit të fenomeneve (shtrëngatë dhe/apo stuhi lokale).

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 7°C në relievet malore deri në 14°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 27°C në ato të ulta.

Gazeta Sot