‘Paralizohet’ Korça, tregtarët ngrihen në protestë, hedhin mollë, lakra e domate në unazën e qytetit

02/09/2019

Dhjetëra tregtarë në Korçë kanë bllokuar Unazën e qytetit.

Në shenjë revolte ata kanë hedhur perimet në rrugë. ‘Hapni tregun’ dhe ‘Rama ik!’, janë thirrjet e tyre.

‘Na është bllokuar hyrja nga bashkia. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera’, kanë thënë ata për mediat.

Ndërkohë, për shkak të bllokimit të rrugës është krijuar trafik në qytetin juglindor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/