Pako me pluhur të bardhë në bazën ajrore të ‘Air Force One’, disa persona shfaqin probleme shëndetësore

7 Nentor 2025
Disa persona kanë shfaqur probleme shëndetësore, pasi hapën një paketë të dyshimtë që ishte dërguar në bazën ajrore ku ndodhet Air Force One, aeroplani presidencial amerikan.
Një zëdhënës i Joint Base Andreës (JBA) në Maryland, pranë kryeqytetit amerikan Uashington DC, tha se vendi ku u hap paketa u evakuua dhe personat që u ndjenë keq janë në gjendje të stabilizuar, sipas mjekëve në vendngjarje, raporton BBC.
Sipas raportimeve të CNN-it, paketa përmbante një pluhur të bardhë i paidentifikuar, dhe hetimet për incidentin janë ende në vazhdim.
Kjo bazë ajrore është vendi ku ruhet dhe operon aeroplani presidencial amerikan, si dhe avionët mbështetës të tij. Aty zakonisht niset presidenti për udhëtimet e tij zyrtare.
Zëdhënësi i JBA-së tha se ndërtesa ku u hap paketa dhe një ndërtesë tjetër përreth u evakuuan “për arsye sigurie”, dhe zona u rrethua nga forcat e sigurisë.
