6 Qershor 2023

Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

Sipas BW, ata janë takuar në kryeqytet por ende nuk dihet se për çfarë është diskutuar mes tyre.

Takimi vjen pak orë pas urdhër arrestit të SPAK, për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Pak kohë më parë, Vangjush Dako u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Panorama