Obama financime Sorosit për të uzurpuar sistemin politik në Shqipëri, gati koalicioni i madh Rama-Basha

21 QERSHOR 2020

Sipas kreut të  “Judical Watch” George Sorosi ka ndihmuar  në Shqipëri forcimin e një qeverie nën patronazhin e tij. Për të arritur qëllimin e tij është mbështetur edhe nga  presidenti Obama, i cili i ka dhënë në vitin 2016 George Sorosit 9 milionë dollarë, për menaxhimin e “East West Management Institute”.

Sipas raportit të vitit 2017 (publikuar në fillim të vitit 2018) nga”Judical Watch”, shkuan për të fuqizuar influencën e Sorosit mbi politikën shqiptare. Sipas kreut të  “Judical Ëatch”, George Soros është mbështetur ga DASH edhe gjatë periudhës që në pushtet ka qenë presidenti Trump. Këto fonde që janë justifikuar nga Soros, se po përdoren për një Reformë në Drejtësi në Shqipëri.

Gjatë gjithë kësaj kohe George Soros ka mbështëtur fuqishëm me financime të gjitha krahët e politikës, duke filluar nga Edi Rama, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Soros arriti dhe i ndryshoi edhe Kushtetutën këtij vendi, duke kapur të dy krahët e politikës shqiptare.

Qëllimi boshtor i Soros ka qënë instalimi me themele të shëndosha i socializmit (komunizmit) dhe duket që në disa vende t’ja ketë arritur.

Jo vetëm kaq por palës shqiptare axhendën e politikës së jashtme ja drejtonte vetëm George Soros, shkruan kreu i “Judical Ëhatch”.

Ditët e fundit ka dalë në pah një marrëveshje e fortë midis liderit të mazhorancës dhe opozitës, të cilët po zvarrisin reformën Zgjedhore, për të nxjerrë jashtë koje partitë e vogla dhe në fund të bëjnë një qeverisje të përbashkët nën dirigjimin e George Sorosit.

Sipas trinomit Soros – Rama – Basha, bazuar tek axhenda e grupimit që përfaqëson Soros, me përmbylljen e këtij koalicioni do të konsiderohet i përmbushur projekti i uzurpimit të Shqipërisë nga dinastia sorosiane me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën në krye.

Gazeta Sot