20 Janar 2023

Një pikturë e Edvard Munch, bashkë me një version të “The Scream”, e fshehur në një hambar për ta mbajtur larg duarve të ushtarëve gjermanë, do të shitet në ankand dhe të ardhurat do të ndahen me familjen e hebreut që u detyrua ta shiste atë duke ikur nga nazistët.Vepra monumentale “Dance on the Beach” do të nxirret në ankand nga

“Sotheby’s” në Londër më 1 mars dhe vlerësohet të arrijë të shitet deri në deri 20 milionë funte (22 milionë e 500 mijë euro).

Pak më shumë se katër metra e gjerë, është kompozim enigmatik që paraqet figura vallëzimi dhe dy nga dashuritë më të mëdha të artistit – marrëdhëniet që përfunduan në tragjedi dhe zemërthyerje.

Vepra po shitet nga familja e Thomas Olsen, një pronar anijeje norvegjeze dhe fqinj i Munch, i cili vdiq në vitin 1969. Atë e kishte blerë në Oslo në vitin 1934, vetëm disa muaj pasi akademiku i shquar gjerman, Curt Glaser, ishte detyruar ta shiste në Berlin.

Të dy burrat kishin qenë miq të ngushtë të artistit, i cili kishte pikturuar portrete të grave të secilit: Henriette Olsen dhe Elsa Glaser.

Nëpërmjet “Sotheby’s”, pasardhësit e tyre kanë negociuar shitjen e tij të ardhshme duke korrigjuar të paktën një gabim të nazistëve, të cilët në vitet 30’ e përfshinin Munch në mesin e artistëve të ndaluar si “të degjeneruar” .

“Dance on the Beach” ishte pjesë e një kryevepre prej 12 panelesh kryesore të cilat regjisori i teatrit Max Reinhardt i porositi në vitin 1906 për teatrin e tij përparimtar në Berlin. Munch ka krijuar skena për inskenimet e tij të “Ghosts” të Hendrik Ibsen dhe Hedda Gabler. Duke krijuar teatrin e tij në raund, Reinhardt i ka kërkuar të pikturonte një punim dekorativ që do ta rrethonte audiencën në një sallë në nivel më të lartë, duke i zhytur ata në atë që artisti e ka quajtur “imazhe nga psikika moderne”.

Kur u rinovua teatri më 1912, punimi dekorativ u nda dhe “Dance on the Beach” u ble nga Glaser, drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Artit në Berlin, i cili mes botimeve të tjera shkencore botoi monografinë e parë gjermane mbi Munchin duke mbledhur një art të jashtëzakonshëm. I persekutuar nga nazistët për prejardhjen e tij hebraike, Glaser kishte humbur punën dhe banesa e tij ishte sekuestruar. Ai shiti koleksionin e tij dhe u arratis në Zvicër, duke marrë rrugë përfundimisht për në Amerikë, ku vdiq në vitin 1943.

Olsen e vendosi “Dance on the Beach” në sallën e klasit të parë të linjës së tij të pasagjerëve “MS Black Watch”, e cila udhëtoi mes Oslos dhe Newcastle për disa muaj gjatë vitit 1939. Ishte pjesë e koleksionit të tij të jashtëzakonshëm me rreth 30 vepra të Munch. Pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë, ai i fshehu ato në një hambar të largët në pyllin norvegjez. Ato përfshinin një version të “The Scream”, të cilën “Sothby’s” e shiti në emër të familjes Olsen për një rekord prej 119.9 milionë dollarësh apo 98 milionë funte në vitin 2012. Nga të ardhurat u financua muzeu i Petter Olsen në Ramme në Fjord të Oslos dhe restaurimin e shtëpisë së Munch.

Nënkryetari i “Sotheby’s”, Lucian Simmons, dhe drejtuesi mbarëbotëror i kthimit, tha për “Observer”: “Kjo nuk është thjesht një pikturë e mahnitshme, e cila ka këtë histori të pabesueshme të porositur nga Max Reinhardt, i cili ishte yll në botën e teatrit, por gjithashtu ka historinë e ngjashme të përkatësisë së këtyre dy patronëve të mëdhenj të këtij artisti.”

“Glaser dhe gruaja e tij e parë vizitonin rregullisht Munch-in në Oslo dhe ai u takua me Glaserët kur vizitoi Berlinin në vitet ’20. Pra, nuk ishte vetëm një marrëdhënie e pastër patronazhi. Po ashtu, Olsenët kanë pasur një shtëpi afër asaj të Munch. Kjo është pamje fenomenale – dhe ka një histori fenomenale”, ka shtuar ai.

Figurat në “Dance on the Beach” mendohet se përfaqësojnë pafajësinë, dashurinë, jetën dhe vdekjen, tema të përsëritura për Much, i cili u përball me më shumë të tilla se tragjedia. Ai humbi nënën e tij kur ishe pesë vjet dhe motrën e tij 9-vjeçare – të dyja nga tuberkulozi – ndërsa motra e tij e madhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në spital psikiatrik. Munch do të pësonte një avari akute në vitin 1908.

Simon Shaw, nënkryetar i “Sotheby’s New York”, ka thënë: “Përkrah imazheve menjëherë të njohura si britma, vampir, Madonna dhe vajzat në urë, përshkrimet e figurave që vallëzonin u bënë motiv kryesor në veprat e artistit nga fundi i viteve 1890 e këndej”.

Ai ka thënë se “Dance on the Beach” kap ndjenjën e “jetës që luhet përpara syve të tij (të Munch) duke përfshirë shumë nga motivet e veprës së tij, si dhe njerëzit që rrënuan kujtesën e artistit.

Në plan të parë, dy nga dashuritë më të mëdha të Munch – Tulla Larsen dhe Millie Thauloë – ndjekin kanavacën.

“E para ishte një çështje turbulente që do të përfundonte që Munch të qëllonte dorën e tij në nxehtësinë e pasionit, dhe e fundit ishte gruaja e kushëririt të tij dhe dashuria e parë e Munch”, ka thënë Shau.

“Dance on the Beach” mëton të ngjallë interes në mbarë botën pasi është e vemja pjesë e ciklit të punimit dekorativ që mbetet në duar private . Gjithë të tjerët janë në muze. Ajo do të ekspozohet publikisht përpara ankandit në “Sotheby’s” në Londër, nga 22 shkurti deri më 1 mars.

Gazeta Koha, Prishtine