Studimi zgjerohet me gjetje arkivore të zbuluara në vitin 2011, dhe sugjeron që shteti francez mund të ketë dhene OK per aksidentin automobilistik të vitit 1960.

Gjashtëdhjetë vjet vdekjes se laureatit dhe nobelistit francez Albert Camus (Kamy), një libër i ri po argumenton se ai u vra nga spiunët e KGB në shenjë hakmarrjeje për retorikën e tij anti-Sovjetike.

Autori italian Giovanni Catelli shprehu për herë të parë teorinë e tij në 2011, duke shkruar në gazetën Corriere della Sera se ai kishte zbuluar vërejtje në ditarin e poetit dhe përkthyesit të njohur Czechek Jan Zábrana që sugjeronte se vdekja e Camus nuk ishte aksident. Catelli ka shtjelluar me tej kërkimet e tij në një libër të titulluar Vdekja e Camusit.

Camus vdiq në një aksident automobilistik në moshën 46 vjeç në 4 Janar 1960, kur botuesi i tij Michel Gallimard humbi kontrollin e makinës së tij dhe u perplas me një pemë. Autori u vra menjëherë, ndersa Gallimard vdiq disa ditë më vonë. Tre vjet më parë, autori i “I huaji” (The Outsider) dhe La Peste (Murtaja) kishin fituar çmimin Nobel për “ndriçimin e problemeve të ndërgjegjes njerëzore në kohërat tona”.

“Aksidenti dukej se ishte shkaktuar nga një plasje ose një aks i thyer; ekspertët ishin shprehur te habitur nga ky aksident në një rrugë të drejtë, një rrugë 30 metra të gjerë, dhe me pak trafik në atë kohë”, shkroi Herbert Lottman në biografinë e tij të autorit në 1978.

Catelli beson se një fragment në ditarët e Zábrana shpjegon se: poeti shkroi në fund të verës së vitit 1980 se “një njeri i ditur dhe i lidhur mirë” i kishte thënë atij që fajësia ishte e KGB. “Ata demtuan diskun e makines me një ne nje menyre te tille qe ai te shponte gomën kur makina te udhëtonte me shpejtësi të lartë.”

Urdhri, tha ai, ishte lëshuar nga Dmitri Shepilov, Ministri i Punëve të Brendshme të Bashkimit Sovjetik, në shenjë hakmarrjeje për një artikull të Camus në gazetën franceze Franc-Tireur botuar në mars 1957.

“Duket se iu deshën inteligjencës ruse tre vjet për të ekzekutuar urdhrin,” raporton ditari i Zábrana. “Ata ia arritën ta ekzekutojne ne nje menyre qe të gjithë menduan se Camus kishte vdekur për shkak të një aksidenti të zakonshëm makinash. Burimi i ketij informacioni nuk eshte bere i ditur, por Zábrana pretendon se ishte plotësisht i besueshëm. ”

Camus kishte mbeshtetur publikisht kryengritjen hungareze të vjeshtës së 1956 dhe ishte shumë kritik ndaj veprimeve sovjetike. Ai gjithashtu vlerësoi dhe mbështeti publikisht autorin rus Boris Pasternak, i cili u vlerësua si ant Sovjetik.

Catelli ka shpenzuar vite duke hulumtuar vlefshmërinë e llogarisë së Zábrana. Në librin e tij, ai interviston gruan e ve, të Zanabranas, heton depërtimin e KGB-së në Francë, dhe përfshin dëshminë e dorës së dytë nga avokati i diskutueshëm francez, Jacques Vergès. Catelli u kontaktua nga Giuliano Spazzali, një avokat italian, pas botimit të librit në Itali. Spazzali rrëfeu një bisedë që ai kishte pasur me Vergèsin e ndjerë për vdekjen e Camus. “Vergès tha se aksidenti ishte i skenuar. Mendimi im është se Vergesi kishte më shumë prova sesa ai kujdesej të ndante me mua. Unë nuk pranova të pyesja, ”i tha Spazzali Catelli. “Diskrecioni është qëndrimi më i mirë kur një temë e nxehtë ngrihet papritur. Unë nuk kam hetuar më tej, dhe ende mbaj mend se si Vergès ishte i sigurt që aksidenti i inskenuar u bë nga një seksion i KGB me miratimin e inteligjencës franceze. ”

Catelli argumenton se zëri i Camus po ndërhynte në marrëdhëniet franceze-sovjetike, dhe “personazhi i shquar i Camus” u dallua në sytë e popullit francez si një kujtesë e imperializmit mizor të Bashkimit Sovjketik. Si qeveria franceze, ashtu edhe ajo sovjetike do të kishin përfituar shumë nga heshtja e ketyre fakteve të pakëndshme … Asnjë hetim i duhur nuk u krye. ”

Catelli tha se teoria e tij nuk ishte pranuar nga vajza e Camus, Katerina, e cila i ndaloi botuesit Gallimard të citonte punën e babait të saj. Megjithatë libri është botuar në Francë, Argjentinë dhe Itali dhe ka marrë mbështetjen e Paul Auster, i cili e quajti argumentin e Catellit bindës.

“Një përfundim i tmerrshëm, por pasi të konsultoni provat që jep Catelli, bëhet e vështirë të mos pajtohesh me të. “Aksidenti i automjetit” tani duhet të paraqitet si “vrasje politike” – dhe Albert Camus iu mbyll goja kur ai ishte 46 vjeç, “shkruan Auster në parathënie.

“Shpresoj që akademikët nuk do të ndjekin mendimin e vjetër se ishte një aksident i thjeshtë,” tha Catelli, i cili po flet me botuesit britanikë për një përkthim në anglisht. “Unë mendoj se ia kemi borxh kujtesës së Albert Camus.”

Profesori i letërsisë franceze në Kembrixh Alison Finch nuk bindet nga kjo teori ama. “Përkrahësit e teorisë së vrasjes përfshijnë një shkrimtar krijues dhe regjisor të filmit (Paul Auster); një shkrimtar dhe përkthyes çeke, familja e të cilit u persekutua nga regjimi komunist dhe që kane arsye të forta për të urryer komunizmin (Jan Zábrana); avokati shumë i diskutueshëm Jacques Vergès…

Finch gjithashtu vuri në dyshim sugjerimet e qe inteligjenca franceze kishte njohuri dhe lejoi KGB te kryente krimin. “Kjo do të nënkuptonte se atentati ishte aprovuar në nivelin më të lartë dhe me sa duket nga De Gaulle, aso kohe president i Frances. Kjo, për mua, është e pa kuptueshme. De Gaulle, një shkrimtar i realizuar vetë, kishte respekt të madh për intelektualët francezë, përfshirë ata me pikëpamjet e të cilëve ai nuk pajtohej”, tha ajo.