“Një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, LVV protestë në Tiranë kundër Vuçiç: Non grata në Shqipëri

19 dhjetor 2019

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka protestuar në kundër mbërritjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë në Minishegenin Ballkanik.

Protestuesit mbanin një banderolë ku shkruhej: “Një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.

Ndërsa shoqërohej me një foto të Vuçiç me mbishkrimin non grata.

Përfaqësuesit e LVV u shprehën se ai është kriminel lufte, i cili gjatë vizitës në Shqipëri do të bëjë aktivitet në formë bamirësie.

“Bamirësia është një formë shpëlarje që i bëhet figurës së tij si kriminel lufte. Vuçiç ka qene Ministër në qeverinë e Milloshevic në 1999 ku janë bërë krime të hatashme ndaj shqiptarëve. Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje për krimet që ka bërë. Janë mbi 20.000 gra të përdhunuara, mbi 10.000 civilë të vrarë nga këta 1000 fëmijë. Do udhëtojë në Shqipëri duke u hequr si bamirës në këtë periudhë të vështirë për kombin shqiptar.”

LVV paralajmëroi se nesër në orën 17:30 do mbajnë një protestë paqësore për të thënë se Vuçiç është non grata në Shqipëri.

Vuçiç do marrë pjesë në Samitin e Minishegenit me ftesë të kryeministrit Edi Rama në datat 20 dhe 21 dhjetor 2019, ku do jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa Kosova refuzoi ftesën e Ramës, dërguar presidentit Hashim Thaçi për pjesëmarrje në Samit.

Gazeta Panorama