Nisma e PS për ndryshimet ligjore: – Shkelje e Kushtetutës, përpjekje për të shpëtuar Ballukun nga pezullimi

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati theksoi se atë nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund të bëhet me ligj. Duke i cilësuar këto ndryshime si një “amendament Rama-Balluku”, Berisha tha se është një akt marrëzie.
“Ka paraqitur amendamentin Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, zv kryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë. Mirëpo, ka një parim themelor të sanksionuar në frymën e germën e Kushtetutës. Sipas të cilit, për funksionet kushtetuese të organeve atë që nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji. Kushtetuta nuk ka dashur të mbrojë kryeministrin, ministrat dhe KLSH nga pezullimi. Nuk mund ta bëjë ligji. Kemi të bëjmë e organe kushtetuese. Kryeministria është organ kushtetues, KLSH është organ kushtetues. Ministritë janë organe kushtetuese. Nuk mund t’i japësh kurrë mbrojtje tjetër përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta. Jo. Sepse është tejkalim flagrant i Kushtetutës.
Kjo nuk buron vetëm nga fryma e germa e Kushtetutës, por edhe nga vendimet direkte të Gjykatës Kushtetuese, të cilat për çdo vend janë të barabarta me normën e Kushtetutës. Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie, s ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e KLSH. Vendimi numër 2012 i vitit 2002 i GJK. GJK hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar të paraqitur për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Rama sot do t’ia japë.”, tha Berisha.
