Prej më shumë se 10 ditësh Shqipëria po ‘digjet’ nga i nxehti afrikan, ndërkohë në Kosovë shiu po përmbyt rrugët.

Siç shihet dhe në foto e bërë publike stuhia e erës ka rrëzuar pemët në rrugë në qytetin e Vitisë,. Ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Kaçanikut.

Sa i përket Shqipërisë sinoptikanët kanë paralajmëruar reshje shiu gjatë ditës së enjte si dhe një ulje të lehtë të temperaturave.