Ardian Dvorani

27 Korrik 2022

Deputeti Myslim Murrizi në një intervistë për Ora News, tha se edhe brenda SPAK ka bashkëpunëtorë të sigurimit.

Ai tha se njerëz të SPAK i kanë ‘shit shpirtin dreqit’ ndërsa thekson se spiun ka qenë edhe Ardian Dvorani. Murrizi tha se SPAK nuk duhet të ndjekë lajmet, por të merret me qeverinë dhe ata që kanë vjedh paratë.

Myslim Murrizi: Unë nuk besoj që SPAK ka detyrë funksionale që të ndjekë lajmet dhe të shikojë se kush është spiun, sepse nja dy tre spiun janë edhe brenda në SPAK. Nëse ky ligj do të funksionojë do shihni se aty në SPAK ka njerëz që I kanë shit shpirtin dreqin më keq se sa kjo. Pse s’i çon i shkresë si media, kush është A.D, kampioni I drejtësisë, ka qenë spiun Dvorani. Pse nuk pyesni kush është Gj.SH, por merreni vetëm me I.M.

SPAK mos të tallet me shqiptarët por të merren me qeverinë, me ata që kanë marrë paratë. Këta nuk kanëpunë me lajmet, nëse këta ndjekin lajmet se thonë kur po na del emri jonë, ky nuk është faji ynë.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.

Nga OraNews