Nëse shkatërron vendin në 4 muaj?! – Legjitim një mandat 4 vjeçar.

Gazeta: mapo.al

Ky duket se është debati. Edi Rama thotë se ka marrë një mandat 4 vjecar, legjitim, të njohur nga opozita pas zgjedhjeve të vitit 2017, dhe duhet ta cojë atë deri në fund, me cdo kusht. Ai ka hedhur në treg një tezë të re, sikur është Lulzim Basha që shkeli marrëveshjen e majit 2017, ku sipas tij, ishte parashikuar njohja e rezultatit. Kryeministri, në gjithë daljet publike që bën, herë duke u mbrojtur e herë në sulm, nuk përmend për asnjë moment, dosjen 339, apo të tjera që pritet të zbardhen, ku rezulton se grupe kriminale janë përfshirë në manipulimin e votës së qershorit të para dy viteve. Sic tashmë e ka zakon, një cështje të mprehtë, të rëndë, ai tenton ta bëjë qesharake. Dhe ka nisur të bëjë humor me numrat e fashikujve hetimorë, u vë emrat sic do ai, cfarë i vjen ndërmend, për të ushqyer kësisoj në publik, një ndjesi sikur ato janë kot, pa rëndësi.

Po përtej kësaj. Edhe sikur dosja 339 të mos ekzistonte, e sikur zgjedhjet të kishin qënë të rregullta, të lira e të ndershme, cka tashmë dihet botërisht se nuk ka ndodhur, insistimi për të qendruar deri në fund, është i pambështetur në fakte dhe rrethana të tjera. Le të nisemi nga një premisë e mbrapshtë, provokuese, sikur mandati i tij është legjitim. Dhe Rama e shpall si të mirëqenë se, meqë qenka votuar, duhet të shkojë në finish të 4 viteve, pavarësisht se cfarë ndodh, e pak rëndësi ka si qeveris, duhet pra ta konsumojë pushtetin e tij, edhe nëse ndodhin skandale, dështime, dhe bilanci e rezultati mungon në cdo drejtim.

Si mundet dikush të mendojë se duhet ta ekzekutojë mandatin 4 vjecar, edhe nëse e shkatërron vendin e tij në 4 muaj? Cila teori mund ta mbajë gjallë këtë argument?

Që ky është një vend i shkatërruar, nuk do shumë mend e kalem. Asnjë investim i huaj. Varfëria në rritje, më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë me më pak se 5 usd në ditë. Qindra ikin cdo muaj. Buxheti i shtetit shkon në 5-6 duar, është i projektuar dhe pilotuar që në krye të herës destinacioni i tij. Mijëra hiqen nga lista e ndihmës ekonomike, dhe asnjë alternativë nuk ofrohet për ta. Korrupsioni e ka cuar shigjetën e indeksit të raporteve ndërkombëtare në kutoa të errëta, të panjohura më parë. Drejtësia është në ditën më të keqe. Nuk janë marrë kurrë vendime sic po ndodhin këto kohë, ca nën presionin e politikës, ca nën atë që njihet si reforma e madhe. Një jurist i njohur u shpreh një ditë, se prokurorë e gjyqtarë po sillen sikur është dita e tyre e fundit e punës, dhe po i bien me top. Pasiguria është në skaj. Nuk ka asnjë filiz besimi e shprese. Biznesi, nëse nuk ka falimentuar, nuk guxon të hedhë një hap. Integrimi europian ka ngrirë, ska asnjë milimetër para. Pra kemi një asfiksi, një gjendje ankthi e depresioni kudo në shoqëri.

Aq mundet me këtë bilanc, një kryeministër të thotë, unë do ta coj mandatin deri në fund, se e kam 4 vjecar. Kjo tejkalon cdo llogjikë njerëzore e kapërcen rëndë “ration” humane. Legjitimiteti dhe mandati i një kryeministri buron sigurisht, më së pari, nga vota që merr, po ai padyshim konfirmohet cdo ditë nga punët dhe qeverisja. Po nëse vota është e vjedhur, dhe punët kanë shkuar për dreq, nga buron ky i famshmi legjitimitet i Edi Ramës. Nga cila anë vjen? Vetëm një arsyetim mesjetar, hobsian e mban në këmbë. Kryeministri i bie që ka një mandat hyjnjor, e ka dërguar mes nesh perendia. Gjithë punët në tokë janë lëmsh, cdo gjë është për së mbrapthi, po ai prapë, paska një gjë që e mban. Duhet të jetë i dërguari i të plotfuqishmit, po njerëzit thjesht nuk po e kuptojnë. Po rreket shumë t’ua thotë në ato turet e bashkisë që duam, se ai është i mesia. Po përvec grave socialiste të Fierit që e venerojnë në dafrunga të padenja, askush tjetër nuk e beson. Edhe Luigji i XIV kështu thoshte, po dhe me vonë udhëheqës të tjerë, më afër nesh, dhe brenda në Shqipëri po të duash, kësisoj kishin shpresuar. Se ata janë vetë legjitimiteti, burimi hyjnor i pushtetit.

Po pastaj, fundin e kanë pasur si më të zakonshmit njerëz./