Ramush Haradinaj

“Nëse një ushtar serb hyn në Kosovë, bombardohet Beogradi”. –  Haradinaj plas deklaratën e forte. – Shpërthejnë mediat serbe: – Si guxon dhe kërcënon…

10 MARS 2022

Ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë që ka shkaktuar reagime në Serbi.

Dje, në një intervistë për “TV Dukagjini”, Haradinaj tha se Beogradi do të bombardohet nëse vetëm një ushtar serb hyn në Kosovë. Ai shtoi se Serbia e di që Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë së Madhe dhe të tjerëve, ndërsa shprehet se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit, por në Kosovë nuk ka fare.

“Nuk u takuam për armëpushim, e kemi paralajmëruar homologun ukrainas”/ Lavrov i prerë, zbulon lëvizjen që po përgatit Rusia: SHBA le ta bllokoj blerjen e naftës tonë! Ne kemi vendosur që…

Rritja e çmimit të naftës, kryeministri Rama bën lëvizjen e radhës, ja çfarë do ndodhë sot në orën 18:30

A do të ketë një takim mes Putinit dhe Zelensky-t? Lavrov nxjerr prapaskenat: Nuk është refuzuar asnjëherë, por më parë duhet…

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të pushtojë territorin e Kosovës dhe se Beogradi do të bombardohej si në vitin 1999, nëse ndodh diçka e tillë. Nëse një oficer serb kalon nëpër territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, e jo ndonjë territor tjetër,”– ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj

Ndërkohë lajmi është publikuar kudo në mediat serbe, ndërsa në titull shkruajnë: Haradinaj guxon dhe kërcënon Beogradin?

Gazeta Sot