Varreza masive te te vrareve Ukraine

Imazhet rrëqethëse nga Ukraina! – FOTOT që tregojnë si viktimat e luftës hidhen në varret masive

10 MARS 2022

Fotot rrëqethëse të shkrepura në Ukrainë, tregojnë kufomat që futen në disa çanta dhe më pas hidhen në varre masive. Këto pamje të tmerrshme vijnë pasi forcat e presidentit rus, Vladimir Putin, bombarduan një spital për fëmijë në Mariupol.

Imazhet në fjalë tregojnë punëtorët e morgut duke gërmuar llogore 25 metra të gjata, në një nga varrezat e vjetra në qytetin port të rrethuar të Mariupolit. Ata bëjnë shenjën e kryqit dhe më pas trupat e vdekur të mbështjellë me qilim ose çanta, i hedhin në varret masive.

Varreza masive te te vrareve ne Ukraine

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se të paktën 17 persona u plagosën në një sulm ajror rus, në një maternitet dhe spital fëmijësh. Gjithashtu bëhet e ditur se më shumë se 1200 civilë në Mariupol mendohet se janë vrarë, pasi Moska “terrorizon” popullsinë e robëruar me sulme gjithnjë e më brutale.

“Daily Mail” shkruan se toka u trondit më shumë se një milje larg, kur kompleksi Mariupol u godit nga një seri shpërthimesh që shkatërruan pjesën më të madhe të pjesës së përparme të një ndërtese.

Policia dhe ushtarët nxituan menjëherë në vendin e ngjarjes për të evakuuar viktimat.

Ukraine

Pamjet tregojnë ata teksa transportojnë në barelë një grua shtatzënë dhe të gjakosur. Ndërsa një grua tjetër qante teksa shtrëngonte fort fëmijën e saj.

Varreza masive te te vrareve ne Ukraine

Varreza masive te te vrareve ne Ukraine

Gazeta shqip