Nënshkruhet peticioni ne Rusi: – Figurat e njohura ruse dalin kundër luftës, mblidhen më shumë se 1 milion nënshkrime

1 Mars 2022

Një peticion në gjuhën ruse Change.org i shpallur kundër luftës në Ukrainë ka mbledhur më shumë se një milion nënshkrime. Gjithashtu edhe anëtarët e organizatave profesionale ruse kanë nënshkruar peticione të ngjashme.  Aktivisti i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev nisi një peticion të titulluar “Jo luftës” që ka mbi 1 milion nënshkrime që nga dita e sotme.tankurus

Një faqe interneti ruse — https://we-are-not-alone.ru/ — ka grumbulluar peticione të mbi tre duzina organizatave profesionale ruse që përfaqësojnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë, ekonomistë dhe profesione të tjera. Sipas numërimit të tyre, rreth 100,000 individë kanë nënshkruar këto peticione, transmeton CNN.

Figura të njohura të medias ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud – i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram – kanë postuar në mediat sociale kundër luftës.

Gazeta Panorama