Ndryshon moti, ja çfarë pritet të ndodhë nga dita e nesërme.

17 MAJ 2022

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Pasdite në priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe priten në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, në veri të Malit të Zi dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Të mërkurën na pret mot më i freskët, me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të ndjeshme.

Nga e enjta stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperaturave.

Gazeta Sot