13 Shkurt 2023

E pazakontë, por e vërtetë ndërpritet ernergjia elektrike në Kuvend! Nuk i dihet nëse ndalesa e energjisë elektrike është bërë me qëllim apo është thjesht një problem “epik” i vendit tonë.

Pak pasi nisi fjalën e saj kryepalamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike është ndërprerë në sallë.

Ndërkohë që jashtë saj ka nisur paralelisht një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa disa deputetë të PD-së po debatojnë me Gardën, pasi nuk lejohen të që futen në sallën e Kuvendit.

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë 5 minuta seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.