Ndahet nga jeta studiuesi Eduard Grishaj

17 MARS 2021

Humb jeten 55 vjeçari Eduard Grishaj ne aksidentin tragjik pranë kryqëzimit të Dajçit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, e cila shkruan se Grishaj nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demostratën antikomuniste të 2 prillit.

“Ngushëllime familjes Grishaj për ndarjen nga jeta, në mënyrë tragjike të familjarit model!

Studiuesi Eduard Grishaj ishte një qytetar i nderuar shkodran, një intelektual, që nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demostratën antikomuniste të 2 prillit e në pasurimin e memories kulturore të qytetit.”, shkruan ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku.

Eduard Grishaj

Viktima Eduard Grishaj ishte studiues dhe përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.

Nga Gazeta Shqip