
Ndahet nga jeta ish-portieri i Tiranës, Bujar Tafaj
25 Gusht 2025
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Bujar Tafaj, një nga portierët më të njohur të viteve ’60-’70 dhe një figurë e respektuar e klubit të Tiranës.
Tafaj ka qenë një nga shtyllat e ekipit bardheblu, me të cilin fitoi 3 herë titullin kampion, duke u shquar për refleksin dhe vendosmërinë në fushë. Përveç Tiranës, ai mbrojti edhe portën e Pogradecit, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një emër të gdhendur në historinë e futbollit tonë.
Klubi i Tiranës i ka kushtuar një postim prekës në rrjetet sociale, duke e kujtuar Tafajn si një legjendë të padiskutueshme dhe një njeri që i dha shumë sportit shqiptar.