Myslim Murrizi fiton terren si Opozite.

  • Marrëveshja me opozitën/ Shpërthen keq Murrizi ndaj ambasadorëve: Soreca dhe Borchard të tregojnë “arsyen” përse u zbythën nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHR-it

7 QERSHOR 2020

Deputeti Myslim Murrizi përmes një reagimi në Facebook i kërkon ambasadorëve Soreca dhe Borchard që të tregojnë, “arsyen” dhe shkakun e vërtetë përse pse ‘u zbythën nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT për administratë zgjedhore’.

Murrizi e cilëson konsensusin e vendosur mes PD-PS-LSI, me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, si një pazar të pistë për të mos patur reformë zgjedhore.

“Kush mund ti bej hesapet pa hanxhin, mund te ngelet si nje “ han” i braktisur dhe i rrenuar

Ambasadoret Soreca dhe Borchard te tregojne “ aresyen” dhe shkakun e vertete perse u zbythen nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHRIT per administrate zgjedhore?????

Burra qe nuk mbajne fjalen, jane njelloj spurdhjake pamvarsisht se ku ka lindur dhe çfar gjuhe flasin.

Ky eshte nje pazar i piste per te mos patur reforme zgjedhore”- shkruan Murrizi.

Gazeta Sot