Muzeu Etnografik  Kavajë.

Muzeu etnografik i Kavajës, i kompletuar në vitin 1971 u ndërtua në një ndërtesë me një hajat, të restauruar, tipi i së cilës ishte i përhapur gjerësisht nga shekulli i 18-të. Origjina e tij arkitektonike, gjithsesi, daton qysh nga antikiteti i vonshëm në tipologjinë e një villa rustica, shpesh e pranishme në rajon. Pas restaurimit të plotë të ndërtesës, Muzeut të ri të formuar do t’i jepej statusi i Monumentit të Kulturës.

Grupi i menaxhimit që programoi orientimin konceptual dhe realizimin e muzeut ishte i përbërë nga autoritetet më të respektuara të kohës në studimet e etnografisë.

Muzeu Etnografik Kavaje

Përmbajtja e muzeut është e përqendruar në tre aspekte: a)stili arkitekturor i ndërtesës dhe funksionet e ndarjeve që e përbëjnë atë, b) struktura sistematike e oxhakut, e dhomës së gjumit dhe e dhomës së miqve dhe c) fondi i përgjithshëm etnografik. Karakteristika kryesore e fondit të muzeut etnografik përcaktohet nga një varietet të objekteve të tij dhe të origjinave të ndryshme të tyre.

Muzeu Etnografik Kavaje

Veprat artizanale të kompozuara në qeramikë, bakër dhe tekstile nga artizanë vendas, që përfaqësojnë qytetin dhe rajonin, janë të pranishme për tu parë. Gjithashtu ka edhe një koleksion të gjerë punimesh nga rajonet e veriut, verilindjes dhe jugut të Shqipërisë. Elementet e veshjeve tradicionale nga këto rajone dallohen për nivelin e lartë të mjeshtërisë dhe finesës, për pasurinë e zbukurimeve dhe simboleve të shkrira në forma gjeometrike, zoomorfe dhe antropometrike.