“Mos i prek punëtorët”/ Shtyrje dhe përplasje, tensionohet keq situata në protestë, çajnë kordonin e policisë dhe…

3 SHTATOR 2020

Përplasje dhe tension në protestën e naftëtarëve në Ballsh. Situata u tensionua vetëm pak minuta pasi kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga punonjësit e tjerë. Ata kanë thyer kordonin policor dhe kërkojnë të futen në uzinë me forcë.

Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.

Gazeta Sot