1 Dhjetor 2025

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së saj “detyrim paraqitje”.Pasi qëndroi disa momente, ajo është larguar, ndërsa ka përshëndetur edhe gazetarët, duke i thënë “mirupafshim, po nuk u pamë, vitin tjetër…”.

monika kryemadhi ne spak

Kujtojme qe ne muajin korrik, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Por mundet te kete edhe nje arsye tjeter, qe publiku eshte pak i informuar.

I Urojme shendet Zonjes.