Mjekja në Gjermani jep informacionin e rëndësishëm që duhet ta lexojmë të gjithë: – Në Shqipëri përdoren ilaçet e gabuara. Ju tregoj kurën për të trajtuar koronavirusin

14 DHJETOR 2020

Mjekja specialiste e mjekësisë familjare dhe urgjencës, Aurora Meta Dollenberg theksoi se çdo ditë po bëhen gabime të mëdha me dhënien e ilaçeve në Shqipëri.

Ajo tregoi se ka informacione se mjekët e familjes po japin menjëherë ilaçet e gabuara.

Ajo çfarë këshillohet për një pacient që ka simptoma të COVID-19 por jo aq të rënda sa për t’u paraqitur në spital, do të këshillonim një kombinim të vitaminave C, D dhe zink.

Mjekia rekomandoi gjithashtu lëngjet të paktën 3 litra në ditë dhe regjim shtrati.

“Në Shqipëri po ndodh një përmbysje e këshillimeve që jep OBSH-ja dhe vendet e tjera Europiane, jo vetëm për xhepin e pacientëve por në rradhë të parë për shëndetin e tyre në përkeqësim

Nëse pacienti të vjen me shenja të infeksioni nuk do të thotë automatikisht që janë bakteret që e kanë shkaktuar por në rastin më të madh, siç dihet në periudhën e dimrit janë këto gripet sezonale,” tregoi mjekja për Euro News.

“Çdo rast është specifik kështu që duhet të kemi kujdes me mjekimin që japim,” – tregoi Aurora Meta Dollenberg teksa theksoi se shenja të caktuara nuk kanë po të njëjtin mjekim te çdo individ.

Gazeta Shqiptare