“Menduam se me vaksinat gjithçka do të zgjidhej, por nuk rezultoi ashtu. Do na duhet ta pranojmë ngadalë korona-virusin si një grip të keq”

6  Nentor  2021

“Menduam se me vaksinat gjithçka do të zgjidhej, por nuk rezultoi ashtu. Do na duhet ta pranojmë ngadalë korona-virusin si një grip të keq”

Në Belgjikë, të enjten u regjistruan më shumë raste të reja se para karantinës së tetorit 2020, kur Shtetet e Bashkuara këshilluan të mos udhëtohej drejt selisë së BE-së dhe NATO-s.

Të dhënat nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës treguan 6,728 raste të reja ditore mesatarisht në 14 ditët e fundit, 36% më shumë se javën e kaluar.

Mesatarisht 164 pacientë me COVID-19 u pranuan në spitale çdo ditë në shtatë ditët e fundit, një rritje prej 31%, dhe 343 pacientë me koronavirus ishin në kujdes intensiv.

Belgjika hyri në karantinën e dytë të koronavirusit në tetor 2020, disa ditë pasi regjistroi shifra të ngjashme.

Të hënën, Qendra e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) e listoi Belgjikën në nivelin e saj më të lartë të rrezikut, duke dekurajuar udhëtimet ndërkombëtare atje për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht. Madje, rreziku u pranua edhe për të vaksinuarit

“Për shkak të situatës aktuale në Belgjikë, edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve të COVID-19,” tha CDC.

Vende të tjera të Bashkimit Evropian në nivelin maksimal të rrezikut për COVID-19 në SHBA përfshijnë Austrinë, Kroacinë, Greqinë dhe vendet baltike.

“Menduam se me vaksinat gjithçka do të zgjidhej, por vazhdon“, tha një furnizues i Brukselit, Erik Verpuylt. “Do të na duhet ta pranojmë ngadalë koronavirusin si një lloj gripi i keq”.

Më shumë se 8.6 milionë njerëz, ose 74% e popullsisë së përgjithshme të Belgjikës, janë vaksinuar plotësisht, që do të thotë se nuk po diskutohet për rivendosje të karantinës.

Deri më tani në gati dy vitet e pandemisë, Belgjika ka pasur një nga normat më të larta të vdekshmërisë për frymë në botë, kryesisht për shkak të vdekjeve në azile gjatë valës së parë, – raporton ResPublica.

Nga Gazeta Dita