Varianti Ba2 i Omicron

5 PRILL 2022

Instituti Shëndetit Publik informon qytetarët se në vendin tonë është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2.

Nga laboratori i references në Gjermani, jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të dërguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

“Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit. Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID“, njofton ISHP.

Gazeta Sot