“Mbledh zemrën para se të ngjis shkallët e SPAK”, Artan Hoxha shoqërohet nga Forcat Operacionale: Kush dreqin e dinte që do niste nga puna pikërisht me mua

23 JANAR 2020

Pas shoqërimit nga Forcat Operacionale, të gazetarit të njohur investigativ, cilët e morën për ta dërguar në Polici që të bënte denoncimin për kërcënimit që kishte marrë ditët e fundit, pas publikimit të videos së kreut të Bashkisë Bulqizë duke thithur kokainë, tashmë do të merret në pyetje nga SPAK.

Në një reagim në Facebook Hoxha shkruan se para se të ngjisë shkallët e SPAK po pi një kafe turke dhe ujë të mbledh zemrën.

Nje kafe e forte turke, shoqeruar me uje Lajthiza, per te mbledhur “zemren” para se te ngjis shkallet e SPAK-ut, institucionit qe e kemi kerkuar kaq shume te ngrihet, dhe e kam mbeshtur kaq forte te nis nga puna. Kush dreqin e dinte qe SPAK-u do niste nga puna pikerisht me mua…. Gjithsesi, me kembe te mbare “Cunat” e SPAK-ut, shqiptaret presin shume nga ju”, shkruan Artan Hoxha në një reagim në Facebook.

Nga: Sot Com