Mbahet nata e katërt e protestës në Prishtinë. Tubime kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Europë e Kanada

20 Shtator 2026
Mijëra qytetarë dolën për të katërtën natë radhazi e protestuan në sheshin e Prishtinës në Kosovë kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, që i dënoi me 81 vite burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së e pankarta, ata e cilësuan të padrejtë dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit edhe Rexhep Selimit. Motoja e protestës mbetet “Jo në emrin tim”.
Ndërsa tubime masive pati nga shqiptarë nga diaspora, që u mblodhën sot në disa qytete të Europës, si në Zyrih të Zvicrës, në Këln dhe Mynih të Gjermanisë dhe në Vjenë të Austrisë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve me 81 vite burgim të ish-krerëve të UÇK-së.
Një tubim të ngjashëm pati edhe në Kanada. Ndërsa, është paralajmëruar një protestë më 22 shtator përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
