Maturantët në protestë që prej mëngjesit, Ministria e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm

12 QERSHOR 2020

Maturantët vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit që prej mëngjesit të ditës së sotme. Ata kërkojnë që të bëhet rivlerësimi i provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u zhvillua ditën e djeshme, pasi thonë se ishte shumë i vështirë dhe i pakuptimtë.

Ata kanë kërkuar përgjigje nga Ministrja Besa Shahini ose në të kundërt kanë lajmëruar se do të bojkotojnë provimet e mbetura.

Bazuar në shqetësimin dhe protestën e maturantëve  Ministria ka paralajmëruar se do të ketë një konferencë nga Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi.

Gazeta Sot