Matthew Palmer thërret në takim Metën, Ramën dhe Bashën, Ambasada Amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

6 PRILL 2021

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer do të zhvilloj takim online me Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Bassha.

Ambasada bën të ditur se në fokus të këtyre takimeve virtuale do të jenë diskutimet për pritshmëritë e SHBA-së, përfshirë dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.”, njofton Ambasada Amerikane.

  1. Sot