13 Mars 2023

Per siguri… “çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë”.

Nisur nga masakra e “Don Boskos” e ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, paneli i të ftuarve këtë javë në emisionin “Top Story” i vë një pjesë të përgjegjësisë policisë dhe sistemit gjyqësor në vendin tonë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e quan të korruptuar Policinë e Shtetit, ndërsa shton se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar.

Karamuco: Mbyllëm një javë me 9 të vdekur dhe 18 të plagosur janë balance lufte, në aksidente e kjo e fundit vrasje. Nuk vritet njeri gabimisht mos e lehtësoni, ligji njeh vrasje me dashje indirekt jo gabimisht. Këta agresivët e pamëshirshëm, hienat e natës janë amatorë, janë agresivë për shkak të ndikimit dhe janë frikacakë, kanë mbajtur një distancë sigurie dhe kanë gabuar nuk janë vrasës profesionistë se ata vrasin nga afër dhe ne na kanë dështuar gjashtë pika kontrolli kryesore në hyrje të qytetit dhe dy kamera digjitale. Ne kemi pasur një shërbim të përforcuar për shkak të aksidenteve në fundjavë dhe gjithmonë disa nga vrasjet ndodhin të dielën në darkë, të gjitha këto vrasje kanë nisur para tre vitesh e kanë më shumë se 13 viktima, gjithë këto vrasje të dielave, policia nuk i ndryshon dot taktikat e të dalë në kontroll të dielën? Kjo makinë ka përshkruar një itinerar shumë të gjatë për 37 minuta. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar, pse kamera që është e instaluar në hyrje të Tiranës nuk e dha alarmin në kohë reale që makina është e vjedhur? Kemi dhjetë makina që bëjnë të njëjtin identifikim, ky është korrupsion i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, gazetari Sokol Bregu shprehet se 90% e lokaleve janë në pronësi të kriminelëve, ndërsa theksoi se sistemi i burgjeve ka dështuar.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. Dan Hutra që e kishte drejtësia në momentin që mori 18 vite, pse nuk ia lëmë burgut, a e rehabilitoi? E solli më tepër monstër, sistemi i burgjeve ka dështuar, ku ishte rehabilituesi, ai nuk ishte penduar kurrë për vrasjen e parë, e marrim që gjyqtari do t’i jepte tre muaj burg më tepër, a do ti kryente vrasjet? Vetëm ne kemi vetëgjyqësi? Kudo ka, ky njeri ka vrarë se kështu mendoi. Seneka ka thënë nëse hakmerresh hap dy varre. Po të ekzistonte Kanuni nuk do vriste gra ai por burra.

Gazeta Sot