13 Mars 2023

Kryetari i PD-se Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën për shkarkimin e Artan Lames nga drejtimi i Kadastrës vetëm sepse ai nuk pranoi të firmosë për projektin e Portit të Durrësit.

Nga Belshi, Berisha tha se Rama do të marrë 820 mijë metër katrorë nga POrti i Durrësit, për t’u kthyer në një “sheik” të Dubait.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek inceneratorët dhe më konkretisht në kontrollet e ushtruara nga SPAK në shtëpitë e partneres së Arben Ahmetajt.

Sipas Berishës, këto kontrolle janë bërë me urdhër të Ramës vetëm që të evitohet hetimi ndaj Ahmetajt, kryeministrit dhe Erion Veliajt.

Berisha: E shkarkoi Artan Lamen. Boll mëkate ka pasur, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit sepse ishte një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve” Ndërkohë që është pasuria publike më e rëndësishme.

Ka futur drejtësinë në thes. E ka shndërruar drejtësinë në seksion të PS-së me ndihmën e George Sorosit. Merrni djegësat, 420 milionë euro. Edi Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve, të cilat nuk njohin negociatën e mbyllur. Negociata e mbyllur është vjedhje e mirëfilltë. Nuk bëhet ndryshe.

Në Elbasan, ky kryetari i bashkisë me taksat tuaja paguan dyfishin për plehrat. Derdhen në Shkumbin. 26 milionë euro taksa tuaja, janë shpenzuar për djegësin e Elbasanit. Janë në xhepat e qeveritarëve. Në Tiranë nuk ekziston askund të djegësit 120 milionësh. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehra, sepse kjo është tarifa kur ato digjen. Plehrat vetëm depozitohen dhe paguhet një kostot prej 12 eurosh për ton.

Drejtësia kontrolloon zonjën e Arben Ahmetajt, por ajo e bën atë për t’i hedhur hi syve për të mos hetuar Arben Ahmetajn, Ramën dhe Veliajn. Ajo merr urdhra ekzekutiv nga Edi Rama.

Gazeta Sot