Manjani “me këmbë në tokë”: Procesi ndaj Tahirit po fshin të vërtetën. –

27 mars 2019

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani në një reagim në rrjetin social shprehet se procesi gjyqësor ndaj Sajmir Tahirit po fshin të vërtetën dhe është i montuar. Manjani thekson se mbi shpatullat e Tahirit u vunë përgjegjësi që në fakt nuk janë të tij.

Ky proces dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtjes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që nuk janë të tij…

Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore… Por çfarë është më e rënda ku proces dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë”

Sipas juristit të njohur nga ky këndvështrim, procesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij.

Por procesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i papranueshëm, jo profesional dhe i dëmshëm për standartet e shoqërisë demokratike.”, shprehet Manjani.

Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi gjykim e dosjes së përgatitur nga Prokuroria për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Pas këtij vendimi Tahiri tha  se drejtësia nuk e bën gjithmonë punën e saj por megjithatë ai nuk do ta pranonte kurrë që të ishte kurban i saj.

Postimi i plotë

Vijoj të kem bindjen se procesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proces dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtjes në këmbë të grupit që qeverisë. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proces dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqësor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.

Nga ky këndvështrim, procesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por procesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte: 
1. Si ndodhi që u kanabizuar vendi masivisht? 
2. A kishte një projekt, platformë apo program? 
3. Kush e drejtoi këtë proces? 
4. Kush ishin kultivuesit? 
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit? 
6. Kush e mblidhte Produktin? 
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë? 
8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj? 
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.

Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!

Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë logjika.

Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajësia është gjëja e duhur në këtë kontekst.

Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizua shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.

Kjo është e pa pranueshme! 
E poshtër madje!

Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

Gazeta dita