Mallakaster – Gjatë ndërhyrjes për të shuar flakët, rrëzohet zjarrfikësi në humnerë. Ja gjendja e tij shëndetësore

Foto ilustruese
25 Gusht 2026
Një 50-vjeçar është plagosur pas një rënieje nga rreth 50 metra lartësi në fshatin Kapaj të Fierit.
I dëmtuari është shtetasi Fluturim Salobehaj, banues në këtë fshat.
Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa 50-vjeçari ka rënë në një humnerë në territorin e fshatit. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e tij nga humnera.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë dhe ambulanca.
Pas nxjerrjes nga humnera, Salobehaj është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku do të marrë ndihmën mjekësore.
