DIGJET SHASHICA! Flakët përfshijnë malin në Vlorë, zjarrfikësit po ‘luftojnë’ për shuarjen e vatrës

Zjarri në Shashicë Vlorë
25 Gusht 2026
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme malin e Shashicës në Vlorë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në terren.
Era po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe duke rritur rrezikun që vatra të zgjerohet në zonën përreth.
Pas sinjalizimit për zjarrin, drejt Shashicës janë nisur shërbimet zjarrfikëse. Forcat në terren kanë nisur ndërhyrjen për të izoluar flakët dhe për të vënë nën kontroll situatën.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse zjarri do të vijojë të përhapet për shkak të kushteve të erës.
