Vazhdon Zjarri në Dajt, 25 Gusht 2026

25 Gusht 2026

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje në malin e Dajtit, në Tiranë.

Flakët janë përhapur në një hapësirë të gjerë, duke vënë në rrezik zonën pyjore.

Për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri.

Zjarri ka 10 ditë që vazhdon në Dajt

Një avion po operon mbi zonën e përfshirë nga flakët, duke hedhur ujë në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Ndërhyrja nga ajri po kryhet paralelisht me operacionin në terren, ndërsa situata vijon të monitorohet.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa. Shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e saktë e përfshirë mbeten për t’u përcaktuar.