Lubonja: Balluku i merrte vendimet me WhatsApp, kanë fytyrë dhe e mbrojnë akoma! Ku shkuan 50 mln euro?

14 Maji 2026
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është përfshirë në skandale dhe është parë se si janë marrë vendime me whatsapp.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, theksoi se 50 mln euro u zhdukën dhe askush nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama gjithashtu duhet të japë një sqarim për këtë.
“Vetëm ti lexosh ato që shkuan dhe se si i merr vendimet me whatsapp edhe çfarë respekti ka për institucionin dhe njerëzit, mjafton. Ka një fakt flagrant që duhet të sqarojë Rama. Janë 50 mln euro që i janë dikujt që nuk e dimë, me firmën e Ballukut ndoshta me një tender krejtësisht korruptiv. Nëse SPAK nuk i jep akuza kjo nuk do të thotë se është e pafajshme, ky është problem për SPAK. A keni ndonjë ide se si ikën 50 mln euro? Si ikën. Është bërë një tender e ka fituar Gjoka, anulohet nga Belinda dhe Rama ky tender dhe shkon 180 mln dhe këtë e bën Gjoka prapë. Tani këto 50 mln nuk ju shqetësojnë ju farë? Ndaj është edhe regjim, siç edhe e them”, tha ai.
