22 Janar 2026

… Ne mbledhje mungan: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe kryetari i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam.

Është zbardhur lista e plotë me emrat e 19 shteteve që morën pjesë në ceremoninë nënshkruese të Bordit të Paqes, të mbajtur këtë të enjte në Davos, nën drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në mbledhjen morën pjesë presidentë dhe kryeministra nga vende të ndryshme, përfshirë Azerbajxhanin, Argjentinën, Kazakistanin, Indonezinë dhe Kosovën, ndërsa munguan Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe kryetari i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam.

Lista e plotë me vendet pjesmarrëse:

Arabia Saudite — ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al‑Saud
Argjentina — presidenti Javier Milei
Armenia — kryeministri Nikol Pashinyan
Azerbajxhani — presidenti Ilham Aliyev
Bahrejni — sheiku Isa bin Salman Al Khalifa
Bullgaria — kryeministri Rosen Zhelyazkov
Emiratet e Bashkuara Arabe — kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
Hungaria — kryeministri Viktor Orban
Indonezia — presidenti Prabowo Subianto
Jordania — zëvendëskryeministri Ayman Safadi
Katari — kryeministri Sheiku Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
Kazakistani — presidenti Kassym‑Jomart Tokayev
Kosova — presidentja Vjosa Osmani
Mongolia — kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
Maroku — ministri i Jashtëm Nasser Bourita
Pakistani — kryeministri Shehbaz Sharif
Paraguai — presidenti Santiago Pena
Turqia — ministri i Jashtëm Hakan Fidan
Uzbekistani — presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev.

————