Lefter Maliqi nuk përmbahet ndaj Ramës: – Ka ardhur koha që duhet ti rrëmbejnë miliardat e eurove që ke… – Do të shkulin nga Parlamenti”,

20 MARS 2020

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj masave të marra ndaj kryeministrit Rama ndaj luftës së koronavirusit.

Ai e quan Ramën si fatkeqësinë më të madhe për shqiptarët.

“Piktor deshtak dhe djall te ishe do kishe pak shpirt. Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptareve, njeriu i 1001 mekateve thote do pergjysmoj pagat e deputeteve dhe ministrave, show mediatik, hiqja te gjithe rrogen vetem shqiptaret te jene mire.#

Po me kete pergjysmin nuk nxjerr asgje ne shesh dhe s’ke cfare te ndihmosh. Ndrysho buxhetin o i lig, anullo 120 milion euro te koncesioneve, se taksat e shqiptareve jane dhe perdori per kete fatkeqesi, boll manipulove me fjalet, boll u qave, boll i mashtrove, nenshtrove, varferove e perbuze shqiptaret.

Vetem keto dy jave ke bere disa tendera ne shumen 50 milion euro o i babezitur. Ti s’pyet as per parlament as per qeverin as per institucionet as per popull, te ka mbyt deliri. Ka ardh koha qe populli t’ja u rrembej jo milionat e eurove por miliardat e eurove qe ke ti me ministrat, drejtoret e pergjithshem dhe oligarket, jane para te pista, para korrupsioni, jane djersa, mundi i shqiptareve. Boll dole ne televizor se je bere i padurueshem i neveritshem. Je fatkeqesia me e madhe per Shqiptaret. Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverin me ty ne krye si uzurpator, jo legjitim, dhe vendi te kaloj ne zgjedhje te parakohshme se po i vret cdo dit me panik shqiptaret. Sot eshte dita jote per gjoba ndalime, pezullime, burg, varferi, frike e panik ndaj popullit tend, ti je fatkeqesia e ketij vendi”, shkruan Lefter Maliqi.

Gazeta Sot