“Ky është Ballkani i ri, Europian”, Zaev takim virtual me Ramën dhe Vuçiç, jep mesazhin e FUQISHËM

22 KORRIK 2021

Ditën e sotme është zhvilluar një takim virtual midis kryeministrit Edi Rama, homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zaev përmes një statusi në Facebook, ku bashkangjitur me fotot e publikuara ka thënë se kanë rënë dakord për përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal i cili do të mbahet më 29 Korrik në Shkup.

‘Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian.‘- përfundoi Zaev në status.

Gazeta Sot