
Kuvendi i Kosoves – Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar, zgjidhen dhe nenkryetaret
26 Gusht 2025
Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pasi u ul në ulësen e kryetarit, ai thirri pauzë prej një ore, para se deputetët të kthehen sërish në sallë për të votuar për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.
Ata do të votojnë për t’i zgjedhur pesë nënkryetarë.
Tre nënkryetarët u takojnë tri partive më të mëdha shqiptare në Kuvend, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dy kryetarët e tjerë u takojnë, një pakicës serbe dhe një pakicave të tjera në Kuvend.
Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur tre nënkryetarët e subjekteve më të mëdha. Për votimin e tyre votuan 101 deputetë.
Më herët, deputetët kanë zgjedhur kryeparlamentar Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosja.
Emrat e nënkryetarëve janë Albulena Haxhiun Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.