Kush është kryetari i bashkisë në qarkun e Tiranës që pritet të fundoset? Vjen paralajmërimi i fortë i PD-së: Kemi marrë informacione brenda PS

20 JANAR 2020

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i pyetur nëse PD do të ketë emra të tjerë kryebashkiakësh me probleme me drejtësinë që do të denoncojë u shpreh se në proces verifikimi janë të paktën dhe 10 raste të tjera, duke përfshirë edhe një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës.

“Kemi dhe 10 raste të tjera. Jemi duke e verifikuar rastin. Pogradeci është një prej atyre rasteve (Sic u denoncua dhe në Opinion). Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por enden nuk kemi në dorë dokumentacionin”.

“Veprimi është i tillë, ne marrim indice nga qytetarët nga strukturat tona, nga struktura brenda PS. Ka patur raste për denoncime për një apo dy individë kemi marrë informacione brenda PS. Ne pasim marrim indice pastaj i verifikojmë. Denoncimet janë anonime dhe ne i ruajmë anonimitetin. Verifikojmë fillimisht se çfarë ka deklaruar vetë personi. Pastaj shikojmë nëse personi ka udhëtuar apo jo në drejtim të vendit ky dyshohet se ka kryer veprën penale apo është i dënuar.
Në momentin që dalim në konferencë këta persona janë verifikuar nga ne”, tha ai në Opinion.

Gazeta Sot