Kuriozitet: Arte Figurative.

Dita e parë e punës: – “Ishte i mërzitur”, punonjësi i firmës së sigurimit fizik vizaton “sy” në pikturën 740 mijë paundëshe

– 09.02.22

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Rusi, ku një punonjës i një shoqërie sigurimi i mërzitur gjatë orarit të punës ka “shkatërruar” një vepët arti në ditë e tij të parë në punën e re.

Vlera e pikturës në fjalë arrinte në 740 mijë paund dhe po mbahej në një ekspozitë arti në Qendrën Yeltsin, në qytetin e Yekaterinburg në Rusinë perëndimore.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, dëmi besohet të jetë bërë më 7 dhjetor 2021, kur roja i sigurisë ka vizatuar sy me stilolaps në dy nga tre figurat pa fytyrë në pikturë.

Ndërkohë, punonjësi që punonte për kompaninë private të sigurisë dhe është rreth të 60-ave, është shkarkuar që nga zbulimi i identitetit të tij këtë javë.

Nga Gazeta Shqiptare